Rreth LAPSH Hessen
Me qellim që idetë e tilla të institucionalizohen, përseri një grup veprimtarësh të
vullnetit të mirë në fushën e arsimit që jetojnë në Landin Hessen ftuan kuvendin e
shkollës shqipe në Republiken e Hessenit dhe në ambientet e Konsullatës së
Republikës së Kosoves me 2 Nentor 2024 u dakortuan që të gjitha paralelet
egzistuese të shkollës shqipe në Hessen të perfaqësohen nga një program
profesional LAPSH-i (Lidhja e Arsimtarëve dhe prindërëve shqiptar)
LAPSH Hessen e.V.
Republika e Hessenit e cila shtrihet në Gjermaninë qendrore me kryeqytet Wiesbadenin ka perafërsisht 6 milion banor, në të cilën jetojnë me qendrim të perhershëm shumë shqiptarë nga të gjjitha trojet shqiptare.
Ndryshimet inovative e teknologjike në trendin botëror kërkojnë që gjeneratat e ardhshme perveq gjuhës se vendit ku jetojnë për të qënë në treg me kohën e profesionin duhen se paku edhe dy gjuhë tjera ti njohin. Përmes organizimit të mësimit të gjuhës shqipe në Landin Hessen në objektetë shkollore që ofrohen nga
Ministria e Arsimit përmes HSU-së mundësohet edhe regjistrimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në sistemin shkollor, me çrast nxënësit e shkollës shqipe përfitojnë në të ardhmen duke plotësuar ketë standart Evropian.